Përkeqësohet situata, Idomeni po kthehet gati në "moçal" , frikë për sëmundje

Situata në kufirin greko-maqedonas vijon të mbetet e pandryshuar, me emigrantët të cilët vijojnë të mbeten të bllokuar në kushte ekstreme.Në temperatura të ulta dhe me rezervat ushqimore që janë drejt fundit, azil-kërkuesit presin samitin e rradhës së emigrantëve që do të mbahet më datë 17 dhe 18 mars në Bruksel, ku do të vendoset edhe për fatin e tyre."Dua të qëndrojë këtu edhe për dy ose tre ditë për shkak të takimit. Duhet të shoh se cfarë do të vendosin. Nëse ata nuk japin një përgjigje pozitive, do të kthehem pas në Athinë sepse moti është shum i ftohtë këtu", thotë  një azilkërkues.Zyrtarët e Autoritetit Shëndetësor në Idomeni thonë se shiu që vijon po përkeqëson gjithnjë e më shumë situatën.“Kushtet në Idomeni janë të papërshkrueshme. Është gati si një moçal” thotë drejtori i qendrës së parandalimit të sëmundjeve  Thanasis Giannopoulos.Të paktën një vajzë e vogël siriane është diagnostifikuar me hepatit A,  për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe higjienës sanitare.Aktualisht në Idomeni janë të bllokuar afro 12.000 emigrantë, ndërkohë që numri total i azil-kërkuesve që ndodhen në të gjithë Greqinë është afro 44.000.Situata duket se po shkon vetëm drejt përkeqësimit në kushtet kur vendet ballkanike kanë mbyllur kufinjtë dhe kur qindra emigrantë vijojnë të mbërrijnë cdo ditë në ishujt grekë si dhe në portin e Pireut.Liderët e Bashkimit Europian dhe Turqia do të mblidhen sërisht në Bruksel për të diskutuar rreth implementimit përfundimtar të marrëveshjes së njohur si plani i veprimit./Oranews.tv/