Flamuri 170-vjeçar, dëshmi e disa luftrave për lirinë e vendit

Një flamur 170-vjeçar është dëshmi e disa luftrave të zhvilluatra nga shqiptarët për lirinë e vendit. Në të duken qartë shenjat e plumbave dhe gjaku i të rënëve në luftë.Mirditë-Ky flamur kuqezi, mbart një histori të paktën 170-vjeçare. Prej 75-vitesh, ruhet me fanatizëm nga familja lezhiane e Ndue Bajraktarit, një nga 12 bajraktaret e Mirdites, i cili ka krijuar një mini muze me simbole dhe kujtime të patriotëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.Flamurin, gjyshërit e morën nga shtëpia në flakë prej pushtuesve, ndërsa kanë mundur ta ruajnë dhe gjatë viteve të internimit komunist.Flamuri i ka rezistuar disa luftrave, dëshmi e të cilave janë shenjat e plumbave dhe gjaku që ndodhet në të.Flamuri 170 vjeçar ka tërhequr dhe vëmendjen e shumë patriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të cilët shkojnë për ta vizituar./Oranews.tv/