Greqia pranon “ndërhyrjen” turke në ishujt e saj të Egjeut

Greqia ka pranuar idenë e pranisë së vëzhguesve turq në ishujt e saj të Egjeut.Synimi është rikthimi i qindra emigrantëve që zbarkojnë në ishujt grekë në drejtim të Turqisë.Ministri i Emigracionit Janis Mouzalas tha se ishujt janë në kaos dhe është e nevojshme ndërhyrja. Ai deklaroi se ishte budallallëk refuzimi i ndihmës.Marrëveshja midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, parashikon zhvendosjen e të gjithë sirianëve në ishujt grek për në tokën turke.Plani megjithatë duhet të finalizohet në samitin e Brukselit që pritet të mbahet ditët në vijim./Ora News/