PD: Rama manipuloi videon e Bashës në Burrel, shenjë e krizës ku ndodhet
Lajmin e transmetuar në disa media, kryesisht ato online se një qytetar në Klos ishte shprehur i indinjuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, opozita e cilësoi si sajesë të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar opinionin. Zëdhënësja, Ina Zhupa, tha se kjo përpjekje e Kryeministrit është tregues i krizës ku është zhytur.Partia Demokratike akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se ka tentuar të manipulojë opinionin publik, duke sajuar një fabul me një video nga takimi i kryetarit Lulzim Basha me banorët e Klosit.Bëhet fjalë për këtë video, ku disa media raportuan se qytetari shprehet i indinjuar ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.Zhupa: Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur;“Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër”.Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet.Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij.Partia Demokratike thotë se përpjekja e Kryeministrit për të manipuluar opinionin, tregon krizën ku ai ndodhet.Zhupa: Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambjent publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre.Në ndryshim nga kjo, z.Basha është i pranishëm në cdo ambjent ku gjenden qytetarët, në cdo cep të vendit.