Johanes Hahn në Tiranë, politika në përpjekje për konsensus para 30 marsit

Komisioneri për Politikat Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin Johanes Hahn do të vijë në Tiranë më 30 mars për të bashkëdrejtuar me kryeministrin Edi Rama tryezën e dialogut të nivelit të lartë mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.Reforma në drejtësi pritet të jetë tema më e nxehtë e bisedimeve.Në faqen zyrtare të Komisionit Europian theksohet se parapërgatitjet për këtë tryezë janë bërë gjatë një takimi në nivel ekspertësh të zhvilluar në Tiranë në datat 3 dhe 4 mars, një takim i bashkëdrejtuar nga Zj. Michela Matuella, Kryetarja e Njësisë për Shqipërinë dhe nga Sokol Mici, Shefi i Kabinetit për Ministrinë e Integrimit.Komisioni Europian përmes përfaqësues së saj ka bërë thirrje që reforma në drejtësi do të finalizohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas të futet në procedurat parlamentare në kursin e duhur.Përmes gjyqësorit, Komisioni nënvizon se progresi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm duhet të demostrohet në të gjitha fushat e tjera, përfshirë arritjen e rezultateve konkrete operacionale në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sikurse në çështjet e të drejtave të njeriut.Duke qenë i vetdijshëm që kërkesa kryesore e Hahn lidhet me 5 prioritetet dhe me kryereformën që është ajo e drejtësisë, LSI kërkon që drafti kushtetues të miratohet para 30 marsit.Vasili: Llogjika e shëndetshme e gjërave do kërkonte që në takimin me komisionerin Hahn ne të kishim një produkt të dakordësuar pasi bashkë me këtë do të jepnin edhe mesazhin që Shqipëria jep përgjijge një prej kushteve themelore për integrimin dhe besoj se sforcimi i politikës duhet të ishte madhor deri në vizitën e Hahn, pasi në rast se do jepnim këtë mesazh dhe në rast se komisioneri Hahn në raportin e tij do të referonte që ky kusht themelor nga 5 kushtet është në rrugën e plotësimit të plotë besoj se ne do të kishim një përgjigje shpresoj pozitive drejt integrimit europian. Ndërsa politika mezi priste rekomandimet e Venecias për finalizimin e reformës në drejtësi, ngërçi qëndron në faktin se PD por edhe LSI kërkojnë konsensus politik, ndërsa në anën tjetër PS kërkon që reforma deri në fund tu besohet ekspertëve me ndërmjetësimin e OPDAT dhe EURALIUS nëse është e domosdoshme.Kjo përplasje e re mes palëve duket qartë në letërkëmbimin mes Fatmir Xhafës dhe Eduard Halimit.Pikërisht kjo situatë nxiti anëtarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Pandeli Majko te deklarojë se “Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë.”Duke kërkuar madje që të shkohet në zgjedhje të parakohshme./Oranews.tv/