Instalacioni "Reja", vijon puna për përfundimin e saj në pranverë

Në sheshin përballë Galerisë Kombëtare të Arteve në pranverë pritet të jetë gati instalcioni "Reja" një prej veprave më të njohura të artit publik ideuar nga artisti japonez, Sou Fujimoto,Falë bashkisë së Tiranës e cila ka nisur punën në muajin janar për vendosjen e instalacionit "Reja" kryeqytetasit do të kenë mundësinë të shijojnë artin modern.Veliaj: Vepra është jo vetëm një instalacion artistik, por është në vetëvete një hapësirë për artistët dhe për ata që organizojnë aktivitete kulturore. Instalacioni do të qëndrojë në disa vjet.Pas kësaj deklaratë të kryebashkikaut Veliaj puna për vendosjen e instalcionit ka vijuar me intesitet duke arritur në këtë formë e lartësi."Reja" e cila ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësi maksimale në 7 metra po shkon drejt fundit.Ardhja e kësaj vepre hap siparin e një viti kalendarik të mbushur me aktivitete ku në hapësirat publike instalohet arti modern. Kjo kryevepër botërore, transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria "Serpentine" në Londër dhe sipas bashkisë do të qëndrojë për disa vite në këtë hapësirë.