Bushati: Terrori goditi sërish Ankaranë, lutje për viktimat dhe familjet e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2016, 20:15
Në lidhje me sulmet në Ankara ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili dënon ashpër sulmet.Nëpërmjet një positimi në Twitter, Bushati shkruan:"Terrori goditi sërish Ankaranë. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me ngjarjen tragjike."Po ashtu Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë tha se asnjë prej 71 studentëve që studiojnë në Ankara nuk janë prekur nga sulmet.