Mungesa e ujit në Rrëshen, Ujësjellësi: Shkak, moslidhja e kontratave

Pas akuzave të deputetes së PD, Albina Deda për mungesën e ujit të pijshëm në Rrëshen, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve.Në një deklaratë për mediat Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve akuzat e deputetes demokrate i konsideroi mashtrime politike ndërsa theksoi se anomalia në furnizimin me ujë ka sjellë moslidhjen e kontratave nga ana e banorëve me ujësjellësin e qytetit.Guria Aliaj, përfaqësuesi i DPUK: Ujësjellësi i Rrëshenit ka përfunduar dhe Ministria nuk ka detyrime  financiare. Një problem i trashëguar është moslidhja e kontratave  nga banorët me Ujësjellësin e qytetit, çfarë ka sjellë edhe anomali në furnizimin me ujë. Pjesa tjetër e abonentëve që kanë lidhur kontratat marrin shërbimin nga Ujësjellësi I zonës. Ne ju bëjmë thirrje banorëve që të lidhin kontratat  në mënyrë që të marrin shërbimin. Ne besojmë se furnizimi me ujë I banorëve të Rrëshenit, është më I rëndësishëm se mashtrimi për qëllime politike nga deputetja e nderuar.Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve u bëri apel qytetarëve të rrëshenit që të lidhin kontratat në mënyrë që të mund të marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm./Oranews.tv/