Një javë vendimtare në Gjenevë për zgjidhjen e konfliktit sirian me 250 mijë të vdekur
Negociatorët e opozitës siriane kanë mbërritur në Gjenevë në kuadër të bisedimeve për paqen në Siri, teksa pritet të trajtohet edhe çështja e fatit të Presidentit Bashar al-Assad.Bisedimet rinisin të hënën në 5 vjetorin e nisjes së luftës që ka lënë 250 mijë viktima, duke shkaktuar më pas krizën më të rëndë në botë që pas Luftës së Dytë Botërore. Lufta ka sjellë edhe krijimin dhe zgjerimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik të Irakut dhe Levantit, një grup i armatosur dhe i cilësuar si terrorist.“Nuk ka plan B për Sirinë”, thotë i dërguari i OBK-së për paqen Staffan de Mistura. Sipas Al Jazeera, Mistura ka deklaruar haptas se dëshiron që bisedimet të përqendrohen në “çështje thelbësore”, duke përfshirë një kushtetutë të re dhe zgjedhje të monitoruara nga OKB-ja.Ai tha se ka një shans më të madh se kurrë për të gjetur një zgjidhje politike në Siri. Sipas rrjetit televiziv ndërkombëtar, çështja kyçe e bisedimeve ndryshe nga herët e shkuara, është roli i ardhshëm i Presidentit Assad dhe të afërmve të tij.Pavarësisht optimizmit për të gjetur një zgjidhje për krizën më të rëndë dhe konfliktin vdekjeprurës, palët kanë qëndrime të kundërta.Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem tha se delegacioni qeveritar sirian në Gjenevë do të refuzojë çdo përpjekje nga ana e të dërguarit të OKB-së që të përfshijë në rend dite çështjen e zgjedhjeve presidenciale./Ora News/