Momente nga ngjarjet më të rëndësishme në botë të ilustruara në foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2016, 21:21
Bota është e mbushur plot ngjarje dhe fotot për to janë të shumta. Këto që shihni më poshtë mund të cilësohen si më të veçanta.
Kampi Idomeni në Greqi mbetet në objektivin e medieve ndërkombëtare dhe të fotografëve.
Kampi ndodhet në prag të katastrofës humanitare dhe kushtet janë tejet të vështira, por një foto e shkrepur atje tregon disi shpresë. Gjatë kësaj jave ndodhi edhe eklipsi i hënës, por edhe mbyllja e gazetës më të madhe në Turqi.
[caption id="attachment_698044" align="alignnone" width="640"]
Nadine, një lloj i ri roboti i prezantuar në Singapor. Ajo ka reagon nga prania e njerëzve.[/caption][caption id="attachment_698045" align="alignnone" width="640"]
E çarë e madhe akulli në Argjentinë. Akullnaja është rreth 250 km2 dhe 30 km gjatësi. “Perito Moreno” është një nga 48 akullnajat e vendosur në vargmalet e Andeve.[/caption][caption id="attachment_698046" align="alignnone" width="640"]
INjë raketë balistike tokë-ajër. Prova manovër bëhet nga Garda Revolucionare e Iranit. Vendi mbetet i fshehtë, ndërsa është publikuar të mërkurën më 9 mars. Manovrat shoqëroheshin me shprehjen “Izraeli duhet të fshihet”.[/caption][caption id="attachment_698047" align="alignnone" width="640"]
Kjo foto është bërë më 6 mars 2016. Vajza e quajtur Isrra Abud fotografohet duke qeshur me një mace përmes tendës në Idomeni në Greqi. Familja e vajzës ishte shpërngulur nga Palestina rreth 70 vite më parë për të gjetur një shtëpi në Siri. Ajo është duke përjetuar fatin e gjyshërve të saj në përpjekje për të filluar nga e para një jetë të re.[/caption][caption id="attachment_698048" align="alignnone" width="640"]
Gratë rumune me sy të lidhura me shami të zezë duke përkujtuar lëvizjet feministe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.[/caption][caption id="attachment_698049" align="alignnone" width="640"]
Valë tymi pas një sulmi të talebanëve në qarkun Gereshk të Provincës së Helmandit në Afganistan.[/caption][caption id="attachment_698050" align="alignnone" width="640"]
Një vajzë indiane që ka mbetur shishe plastike në Bhubaneswar. Ajo është fotografuar me rastin e 8 Marsit.[/caption][caption id="attachment_698051" align="alignleft" width="640"]
20 vjeçari palestinez Mohammad Barak në qendër të Rripit të Gazës, duke tërhequr nga autobot me ujë. I njihet ndryshe edhe si “Gaza Samson”. I riu është bërë i njohur dy vitet e fundit si njeri tejet i fortë.[/caption][caption id="attachment_698052" align="alignleft" width="640"]
Një modele duke paraqitur krijimet e reja të dizenjuesit të njohur zviceran Albert Kriemler.[/caption][caption id="attachment_698053" align="alignnone" width="640"]
Eklipsi i hënës në Arkipelagun Jugor[/caption][caption id="attachment_698054" align="alignnone" width="640"]
Një grua sheh nga dritarja e shtëpisë së saj në Turqinë Juglindore[/caption][caption id="attachment_698055" align="alignnone" width="640"]
Një Nuse Lale në Arktik[/caption][caption id="attachment_698056" align="alignleft" width="640"]
Mbështetës të gazetës më të madhe të Turqisë “Zaman”, të cilët u përleshën me policinë kur qeveria vendosi kontrollin e saj. Siç shihet në foto, flamuri turk qëndron më lartë. Gazeta ishte kritike ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan.[/caption][caption id="attachment_698057" align="alignnone" width="640"]
Një djalë qëndron në mesin e çadra gjatë një mëngjesi me mjegull në një kamp të improvizuar në kufirin greko-maqedonas në afërsi të fshatit grek Idomeni më 8 mars 2016.[/caption][caption id="attachment_698058" align="alignleft" width="640"]
Një ishull i vogël i mbipopulluar në liqenin Viktoria. Pronësia e ishullit është subjekt i mosmarrëveshjeve midis Kenias dhe Ugandës që prej vitit 1926. Konflikti është për shkak të shfrytëzimit të peshkimit. Ishulli banohet nga rreth 200 persona.[/caption][caption id="attachment_698059" align="alignnone" width="640"]
S'ka nevojë për koment![/caption]/AP/ Ora News/ /Ora News/