Basha në Vjenë: NATO dhe BE-ja të ndihmojnë Shqipërinë për refugjatët
Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për të trajtuar një fluks të mundshëm refugjatësh në kufijtë jugorë. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vjena ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Evropiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së.Basha: Mundësitë e kësaj qeveria për të menaxhuar krizën e refugjatëve janë shumë të limituara së pari për shkak të situatës së keqe të sundimit të ligjit, e cila është përkeqësuar nga influenca e krimit të organizuar, e cila po bëhet gati për të mobiluar trafikimin e qenieve njerëzore përtej Adriatikut. Kjo mund të përkeqësohet akoma më tej nga mundësia e infiltrimit të elementëve terroristë. Prandaj, Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.Gjatë takimit, Basha njohu bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri. Basha tha se Shpirti i ligjit për dekriminalizimin po sfidohet akoma pa nisur punë, megjithëse sipas tij zbatimi është një kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Duke vlerësuar se "rekomandimet e Venecias janë udhërrëfyesi më i mirë për Reformën në Drejtësi", kryetari i PD tha se maxhoranca ka mungesë vullneti për të bashkëpunuar në frymën e konsensusit politik.Këto çështje, Basha i diskutoi dhe në takimet që pati me Presidentin e PPE Joseph Daul, kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, Elmar BROK me komisionerin për Negociatat për Zgjerimin, Johannes Hahn, ministrin e Jashtëm austriak Sebastian Kurz etj./Ora News/