Tregtimi i gazit, shtohen rastet e denoncimit nga qytetarët dhe institucionet

Shpërthimet e fundit të bombulave kanë rritur numrin e denoncimeve pranë Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industriale. Drejtori i pajisjeve nën presion Arjan Goshi thotë se denoncimet janë bërë si nga qytetarët po ashtu edhe nga institucionet shtetërore.Arjan Goshi: Ka denoncime për përdorimin e bombulave dhe të frikës nëse bombulat janë të sigurta apo jo apo janë të instaluara mirë apo jo. Kemi denoncime të kësaj natyre. Sikurëse është rasti i vetë institucioneve të shtetit, psh drejtorine e konvikteve të shkollave të mesme të Tiranës dhe bashkinë e Fierit.Goshi shprehet se janë ngritur task-forcë në të gjitha qarqet e Shqipërisë të cilat do të inspektojnë çdo dyqan që merret me shitjen ose mbushjen e bomblave.Arjan Goshi: Në vëmendje janë dyqanet e lëndëve djegëse që konsiderohen ato që tregtojnë bombula të ndryshme. Objekte janë edhe ato dyqane të fshehura që kryejnë veprimin totalisht të jashtë ligjshëm që është procesi i mbushjes nga një mbushje e madhe në një të vogël .Drejtori i Pajisjeve nën Presion shprehet se nga kontrollet e konstatuara problemet më të mëdha janë qenë mungesa e dokumentacionit, por edhe cilësia e bombulave.Arjan Goshi: Gjëja që vihet re është ku bombulat nuk janë të gjitha brenda standardeve, por vihen re edhe në dokumentacion.Gjatë muajit shkurt Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka realizuar 300 inspektime në të gjithë vendin ndërsa ka gjobitur 61 subjekte nga të cilat për 19 është marrë masa e bllokimit të aktivitetit./Oranews.tv/