Militantë të Al Kaedës vrasin 16 persona në plazhin e Grand Bassam
Nga sulmi vdekjeprurës në Bregun e Fildishtë, 14 persona civilë dhe dy ushtarë kanë humbur jetën.Sulmi i përgjakshëm me armë ndodhi në një restort turistik në Grand Bassam. Sipas, Reuters, sulmi ndodhi në një nga zonat më të populluara.Qeveria vendase konfirmoi se 6 persona kishin ndërmarrë sulmin me armë. Ata janë vrarë gjithashtu, tha Presidenti i vendit Alassane Ouattara.Sulmi i pasdites ndodhi rreth 40 km larg qytetit kryesor Abixhan.(17:00)Sulm i përgjakshëm në një plazh, disa viktima mes tyre një fëmijë 5 vjeçarTë paktën 12 persona, përfshirë edhe një fëmijë 5 vjeçar, kanë mbetur të vrarë nga persona të armatosur në Bregun e Fildishtë. Sulmi ndodhi në një plazh mjaft të frekuentuar në qytetin Grand Bassam.Media britanike "The Sun" bën me dije se një person i armatosur ka marrë peng stafin me frekuentuesit e hotelit “Eotile du Sud”, tejet i preferuar nga turistët perëndimorë dhe diplomatët.Foto të tmerrshme janë shpërndarë ku shihen trupa të vrarë të shtrirë në rërë. Të paktën 4 sulmues të armatosur thuhet se kanë hapur zjarr me armë automatike në ambientet e jashtme të plazhit. Një turist evropian dhe një shoku i tij u plagosën rëndë gjatë sulmit.Qeveria vendase tha se 11 persona janë konfirmuar të vdekur, duke përfshirë edhe një fëmijë të vogël, por numri mendohet të jetë më i lartë.Pesë prej viktimave janë vendase, ndërsa 5 gra të tjera kanë humbur jetën, kombësia e të cilave nuk dihet ende.Midis viktimave në Bregun e Fildishtë, katër janë evropianë.Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Grand Bassam deklaroi se nuk kishte informacione që midis viktimave apo të plagosurve të kishte amerikanë.Një dëshmitar tha për AFP, se sulmuesit kanë qenë "të armatosur rëndë dhe të veshur me kapuç" .Ata qëlluan mbi të pranishmit në hotel L'Etoile du Sud, një hotel i madh me vizitorë të shumtë.Grand Bassam, ndodhet në lindje të qytetit kryesor të vendit Abixhan, mjaft i preferuar për shumë turistë.Bregu i Fildishtë po kalon disa vite në qetësi pas një konflikti të armatosur mes veriut dhe jugut të vendit, konflikt i shpërthyer në vitin 2002.
/Ora News/