Furgoni i parkuar përfshihet nga flakët

Një furgon është përfshirë nga flakët pasditën e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.Sipas informacioneve të para u dyshua se shkak i përfshirjes së mjetit nga flakët ishte një defekt teknik, por pas hetimeve rezultoi se zjarri i eshte vene nga nje person. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.Policia sqaron se furgoni është me targa DR 2902 F dhe ka qenë i parguar në momentin kur është përfshirë nga flakët.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Oranews.tv/