Gjykata liron mësuesin, mban titull “Mjeshtër” nga Ramiz Alia dhe Urdhrin “Naim Frashëri”
Gjykata e Dibrës ka nxjerrë nga qelia me masë sigurie "arrest shtëpie" mësuesin Agim Muça, i cili u ndalua mesditën e 10 Marsit 2015 pasi sipas Ministrisë së Arsimit në gjëndje të dehur kishte dhunuar me mjete të forta 12 nxënës të shkollës 9-vjeçare "Orzhanov", në Ostren të Bulqizës.Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë u zhvillua paraditen e së dielës, 13 Mars 2o15, dhe mësuesi 63 vjecar në asnjë moment nuk e pranoi ngjarjen, madje shkoi më tej kur deklaroi se akuzat ndaj tij ishin trillime dhe se nxënësit e ankuar nuk janë të shkollës ku ai jep mësim.Përballë pretendimeve të 63 vjecarit dhe avokatit të tij, duket se prokuroria e përfaqësuar nga Tome Deda nuk arriti të paraqesë prova bindëse për gjykatësin Halil Vani që ta linte pas hekurave mësuesin. Gjykatësi e vlerësoi të ligjshëm ndalimin, por vendosi ta nxjerrë atë nga qelia .Gjyqtari Halil Vani: Masa më e përshtatshme për personin nën hetim është ajo e arrestit shtëpiak, duke e detyruar personin nën hetim që të mos largohet nga banesa e tij nga fshati Ostren i Madh.Mësuesi Agim Muça u arrestua pas denoncimit të bërë nga prindërit e 12 nxënësve, të cilët u ankuan për dhunë ndaj fëmijëve, disa prej të cilëve kishin marrë lëndime në trup dhe ndodhen në spitalin rajonal të Dibrës.Ora News solli dhe dëshmi të fëmijëve por dhe prindërve. Por familjarët e 63 vjeçarit pretendojnë se akuzat ndaj tij janë të nxitura politikisht për ta larguar atë nga puna.E shoqja deklaronte se kanë punuar me ndershmëri një jetë të tërë, dhe vitin e kaluar kam dalë në pension. Ndërsa për Agimin mund të pyesin tërë zonën, por kjo është një ngjarje e sajuar politikisht për ta larguar nga puna.Ministria e Arsimit reagoi menjëherë pas ngjarjes ku shkarkoi mësuesin dhe paralajmëroi inspektime në të gjitha shkollat për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme./Ora News/[caption id="attachment_697950" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Agim Muça, mesuesi qe dhunoi nxenesit[/caption][caption id="attachment_697949" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Agim Muça, mesuesi qe dhunoi nxenesit[/caption][caption id="attachment_697948" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Agim Muça, mesuesi qe dhunoi nxenesit[/caption] /Ora News/