SHBA, Ariel Castro rrezikon dënimin me vdekje

Ariel Kastro i akuzuar për pengmarrjen dhe përdhunimin e tre vajzave për gati 10 vite pritet të marrë  dënimin me vdekeje, pas  mund të përballet  edhe me akuzat e vrasjen  e fëmijëve të palindur.Prokurori Timothy McGinty duke  cituar ligjet e Ohio-s tha se Kastro mund të akuzohet për vrasje të rënda për vdekjen e fëmijëve të palindur. Një dënim mbi këto akuza mund të çojë deri te ndëshkimi me vdekje.Sipas raporeve të mediave amerikane  një nga gratë e marra peng tha se mbeti shtatzënë të paktën 5 herë, gjatë kohës që qëndronte në shtëpinë e  Castro-s. Kur ai mësonte mbi shtatzaninë e saj, tha Michelle Nait për hetuesit, Castro e keqtrajtonte atë për të paktën 2 javë, më pas e godiste vazhdimisht në stomak, deri sa ajo dështonte.Nuk dihet se sa herë, nëse ka ndodhur, kanë mbetur shtatzëna apo kanë dështuar dy gratë e tjera. Njëra prej tyre, Amanda Berry, kishte lindur një vajzë gjatë periudhës së pengmarrjes.Përveç akuzës për vrasje të rëndë, prokuroti tha se do  të akuzonte për çdo akt të dhunshëm seksual, përdhunim, çdo ditë pengmarrjeje, çdo sulm kriminal dhe për të gjitha përpjekjet e tij për vrasje.