U arrestua me 574 kg drogë në Kapshticë, Ben Çami rezulton i dënuar me 10 vite burg në Itali

Shtetasi Lufti Shabani i arrestuar për 574 kg drogë në Kapashticë, rezulton të jetë i dënuar edhe në Itali.Policia e Durrësit bën me dije se Shabani, i njohur ndryshe edhe si Ben Çami, është dënuar me 10 vite burg në shtetin italian, pasi akuzohet për përfshirje në organizata kriminale të trafikut të drogës. Aktualisht, Shabani ndodhet në burgun 313 në Tiranë.Atij, tashmë i është komunikuar gjatë ditës së djeshme kërkesa e shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.Shabani është arrestuar  gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia e Korçës në bashkëpunim me policinë e Durrësit, aksion i organizuar më 26 shkurt të këtij viti në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.Gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë Kufitare  në mjetin tip “MAN” kamion, me drejtues shtetasin Eldi  Zahiri, 38 vjeç, banues në Durrës, (i arrestuar), u gjet dhe u  sekuestrua  rreth 574 kg  lëndë  narkotike e dyshuar  e llojit kanabis sativa.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ishte bashkëpunëtor në këtë trafik së bashku  me drejtuesin e kamionit dhe një shtetas tjetër Janaq Koçeli  të arrestuar po gjatë këtij operacioni./Ora News/