Përmbytje në Nënshkodër, 700 ha tokë nën ujë, banorët fajësojnë HEC-in

Uji u është rikthyer në zonë, edhe pse ai mbetet “mysafiri” i padëshiruar për banorët e nën-Shkodrës të cilët kanë një përvojë të hidhur me përmbytjet.Kanë mjaftuar reshjet e 24 orëve të fundit që në njësinë administrative Ana e Malit, fshatrat Obot dhe Goricë të zgjodhen në prezence uji rreth 20 centimetër.Banorët për tokat bujqësore që janë përmbytur fajësojnë shkarkimet që bëhen nga Hidrocentrali i Vau Dejës.Gjendjen nga afër e monitoroi në orët e drekës edhe Drejtori i Hidrocentralit të Vaut të Dejës Kujtim Prroni, i cili pasi u takua me banorët u shpreh se nuk ka shkarkime nga Hidrocentrali dhe se po punohet me 5 turbina.Ditët e ardhshme situata do të mbahet në vëzhgim dhe për çdo ndryshim do të informohen banorët.Tokat bujqësore dhe një segment i rrugës që të shpie në drejtim të Obotit janë përmbytur, ku ne total në zonën e Anës së Malit raportohen se janë nën ujë rreth 700 ha tokë bujqësore.Parashikimi metereologjik flet për përmirësim të kushteve atmosferike në orët në vijim, ç’ka pritet të përmirësojë gjendjen në zonë.HEC-i i Vaut të Dejës ndodhet mbi 2 metra larg pikës kritike dhe prurjet në të janë 700 m/kub në sekondë.