Mbetje inerte dhe plastike pluskojnë në sipërfaqe të liqenit të Fierzës

Reshjet e shumta të shiut në të gjithë rajonin verilindor të vendit, kanë sjellë mbeturina masive në sipërfaqen e liqenit të Fierzës.Mbeturinat që pluskojnë në liqen kanë ardhur si pasojë e prurjeve të mëdha të përrenjve e lumenjve në Qarkun e Kukësit por edhe rajonet e Kosovës, problem që vijon prej vitesh pa gjetur një zgjidhje përfundimtare.Ndonëse ka pasur ndërhyrje për pastrimin përfundimtar të liqenit, masat nuk kanë qenë efektive dhe liqeni vazhdon të ndotet.Mbetjet e ndryshme janë edhe pasojë e banorëve që hedhin mbetjet./Ora News/