Ndërtimi i Bulevardit të Tiranës, përplasje fizike mes banorëve dhe policisë

Ndërhyrja e IKMT dhe INUV për shembjen e banesave që i hap rrugë ndërtimit të  Bulevardit të Ri të Tiranës është shoqëruar sërish me përplasje fizike mes banorëve dhe uniformave blu.Si pasojë e këtij konfrontimi fizik kanë pësuar gjendje të fikti 5 gra të cilat kanë marrë ndihmën mejkësore nga urgjenca e Tiranës dhe janë shoqëruar në komisaritanin nr 3, 3 të rinj me motivin e kundërshtimit të efektivetë të policisë.Banorët kundërshtojnë këtë aksion për arsye se nuk kanë marrë paratë e dëmshpërblimit dhe nuk janë dakord me çmimin e vendosur për kompesim.Që në orët e para të mëngjesit banorët kanë vendosur barrikada për të mos lejuar shembjen e banesave. Vazhdimisht banorët kanë kërcënuar me vetëdjegieve por gjatë qëndrimit të tyre kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtë të policisë.Për katër orë tension, bënë që reparti Shqiponja, Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë, Policia e Tiranës dhe policia e bashkiake të përforconte kordontët e sigurisë. IKMT nisi aksionin në mesditët për shembjen e 10 objekteve të banimit dhe biznese.Burime zyrtare të IKMT thanë se ndërhyjet bëhen pasi banorët janë shpronësuar. Bashkia ë Tiranës në një komunikim për mediat publikuan listën emërore dhe shumën përkatëse të kompesimit për kundërshtimet e banorëve për cmimin e references.  Bashkia e Tiranës thotë se vlera  është përcaktuar me VKM. Roli i Bashkisë së Tiranës në këtë proces është të dëmshpërblejë familjet sipas tabelës shoqëruese të VKM nr. 752, datë 5.9.2013, dhe nuk ka asnjë funksion në përcaktimin e çmimit të shpronësimeve.Bashkia e Tiranës mbetet e hapur të komunikojë me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga shpronësimet për alternativën e propozuar prej saj, duke ofruar si zgjidhje për strehimin e familjeve e shpronësuara banesa sociale ose bonus qeraje.(11:10) -Përplasje midis banorëve dhe policisë tek ish-Stacioni i TrenitKa precipituar në përplasje protesta e banorëve të banesave që pritet të shemben në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.Prej rreth një ore, banorët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre, me pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer me çmimin e tregut.Atje shkuan sot fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.(10:28) - Banorët barrikadë fadromave të IKMT-së, një gruaje i bie të fikëtInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës kanë nisur shembjen e ndërtesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit Qendror të kryeqytetit.Ndërhyrja është pritur me protesta nga banorët, të cilët kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar futjen e fadromave. Ata kanë nxjerrë në rrugë edhe krevate dhe dyshekë.Banorët thonë se nuk janë shpronësuar në bazë të çmimit të tregut dhe se nuk kanë marrë ende paratë. Gjatë protestës, një banoreje i ka rënë të fikët.Banori: Nuk do të lejojmë prishjen edhe sikur të na kushtojë jetën.Nga ana tjetër, IKMT-ja thotë se banorët janë shpronësuar dhe se do të kryhet ndërhyrja. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat policore.[caption id="attachment_695792" align="alignnone" width="668"]IKMT nis shembjen IKMT nis shembjen[/caption][caption id="attachment_695620" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Banoret bllokojne rrugen tek Stacioni i Trenit Ne foto: Banoret bllokojne rrugen tek Stacioni i Trenit[/caption][caption id="attachment_695621" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Banoret bllokojne rrugen tek Stacioni i Trenit Ne foto: Banoret bllokojne rrugen tek Stacioni i Trenit[/caption][caption id="attachment_695639" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Banoret bllokojne rrugen tek Stacioni i Trenit Ne foto: Banoret bllokojne rrugen tek Stacioni i Trenit[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=RCXqAkL6rCM