Ekonomia në deflacion, Kadare: Stimuj fiskalë afatshkurtër, të mos preket TVSH

Eksperti i ekonomisë, Arjan Kadareja, deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se vendi është në deflacion, ndërsa renditi tre faktorët për nivelin e ulët të inflacionit.Kadare: Jemi në deflacion, ndikon për keq bizneset dhe    qeverinë. Bizneset nga shitjet marrin më pak sepse çmimet bien, ndërsa qeveria vihet në vështirësi për të realizuar atë stimul fiskal që është parashikuar. Ne importojmë inflacion të ulët, edhe Eurozona ku janë partnerët tanë kryesorë tregtarë është në deflacion, pjesa tjetër i dedikohet konsumit të dobët. Faktori i tretë që gjithashtu është në të njëjtin drejtim, është çmimi i naftës.Duke vlerësuar se faktorët deflacionistë po përkeqësohen, ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë sugjeron zbatimin e politikave dhe stimujve ekonomikë për të dalë nga kjo spirale negative për ekonominë.Kadare: Kur të dhënat dhe faktet përgenjështrojnë parashikimet për keq atëherë mund të mendohet një stimul i përkohshëm fiskal afatshkurtër në mënyrë që mos ta lërë ekoniminë të futet në cilkin e deflacionit. Edhe politika monetare për mendimin tim ka hapësirë akoma.Kadareja tha se Qeveria nuk duhet të gëzohet nga rritja ekonomike asimetrike, ndërsa apelon që taksat e rëndësishme si ajo e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të mos preket.Kadare: TVSH duhet të jetë një taksë që duhet të mbahet uniform sepse po u prek ajo fillon dhe rrezikohet e ardhura kryesore, lumi kryesor i të ardhurave të qeverisë. Për taksat e tjera që nuk kanë ndonjë rëndësi kaq të madhe sa TVSH mund të mendohen shkallëzime sepse situata ekonomike kërkon stimuj fiskalë.