Hafizi: Nuk ia fal Ramës, erdhi dita të kem frikë se kërcënohemi fizikisht se nuk jemi dakord me të

Deputetja Mimoza Hafizi i kërkon kryeministrit njëkohësisht kryetarit të PS-së të kërkojë ndjesë për skenat e dhunës së ditës së hënë në Tiranë por dhe të incidentit të Elbasanit.Në fjalën e mbajtur prej saj para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të 9 Marsit 2016 Mimoza Hafizi thotë se nuk ia fal që erdhi dita të ketë frikë që ajo apo kolegët e saj të kërcënohen fizikisht se nuk janë dakord me të. E quan të papranueshme faktin që Rama përpiqet të mbulojë me terr informativ ata që thonë mendimin kundër dhe paralajmëron: “Nëse vazhdon kështu e kam s humë të vështirë të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike”. Hafizi thotë se propozimi për referendum është një konfuzion më shumë brenda PS-sëPjese nga fjala e Mimoza HafizitPërse gara nuk u pranua që ditën e parë. Sot kryetari na dha disa argument por kam frikë se propozimi i tij i fundit për zhvillimin e një referendum  hedh poshtë argumentet e tij. Lind pyetja përse paskemi kohë të shkojmë pranë anëtarëve të PS-së dhe të kërkojmë referendum dhe nuk paskemi kohë të respektojmë statutin aktual, pra të kërkojmë votën me një kandidat përballë. Kjo për mua krijojë një konfuzion të dyfishtë. Në këtë pr/statut është futur dhe një normë e re. Kandidati për kryetar në rast kur partia është në pushtet të marrë 10 % të firmave të delegatëve të Kongresit dhe të marrë shumicën e delegatëve të Kongresit. Unë e kundërshtoj këtë normë të re statutore, pasi kjo nuk ka shumë burrëri.Nëse Beni, ose Arta dëshirojnë të aspirojnë për kryetar në Kongresin e 9 Marsit duhet të marrin 100 firma e të votohen nga më shumë se gjysma e delegatëve, pra 500 socialistë që shpresojnë për një vend pune apo që nuk duan të humbin vendin e punës që kanë se mezi e kanë fituar. Dhe vendin e punës siç e dini i administron qeveria e kryeministrit. Deri dje kishim dy versione, ai i arsyes, zhvillimi i garës sipas statutit aktual, dhe i forcës që është zhvillimi i garës sipas statutit që po na propozohet. Tani u fut dhe një verison i ri që është zhvillimi i një referendumi. Shpresoj që juristët e PS-së të na sqarojnë këtë konfuzion të krijuar unë për vete nuk i jap përgjigje. Gjithkush e ka kuptuar që organet e PS-së nuk funksionojnë prej vitesh. Nuk ushtrohet kolegjialiteti i vendimmarrjes as në kryesi as në Asamble. Kryetari i PS-së nuk ka kryer detyrën e vet statutore. Përse nuk janë mbledhur dhe shkelur kolegjialiteti në PS, normë e vendosur në statut por dhe në pr.statutin e propozuar. Por a ka kuptim që ti refeërohemi përsëri kësaj norme nëse nuk kemi ndërmend ta respektojmë. Ne kemi shterruar të gjitha procedurat institucionale brenda partisë. Sinqerisht nuk e di cfarë mund të bënim më tepër që jut ë jeni të ndjeshëm ndaj asaj cfarë ka ndodhur në PS. Po marrim me koshiencë të plotë të gjithë kostot politike, përse duhej dhe kujt I duhej gjithë ky moskuptim ndaj nesh. Ky reaksion I plotë dhe hera herës cinizëm. Përse kjo situatë duhej të degjeneronte në dhunë. Unë miqtë e mi dhunën nuk e pranoj. Nuk pranoj që një koleg ynë të jetë pre e njerëzve agresivë. Ndihem keq nga heshtja mbytëse e kolegëvë të grupit.Pas incidenteve të Elbasanit dhe skenave të dhunës të ditës së hënë në Tiranë ju them sinqerisht se ndihem e rrezikuar për veten apo për kolegët e mi që ndjekin këtë kauzë. Kjo më trishton pa masë.Nuk ia fal mikut tim kryetarit të PS-së. Për një dekadë që bashkëpunoj pas viteve të tëra që e kam ndjekur pas me shpresë se do të sillnim bashkë në këtë vend begati e liri nuk ia fal që erdhi dita të kem frikë që unë apo kolegët e mi të kërcënohemi fizikisht se nuk jemi dakord me të. Unë sot prita dhe vazhdoj të pres një ndjesë prej tij për skenat e dhunës. Nuk e bëri sot shpresoj ta bëjë së shpejti.Nëse nuk e bën unë e kam shumë të vështirë të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike. Unë nuk pranoj më që ai të ndezë dritën informative vetëm për mesazhet e veta nëpër aktivitete partiake dhe të ndezë terrin informative për kolegët që duan të flasin jashtë matricës së tij të preferuar. Nëse vazhdon kështu e kam s humë të vështirë të jem pjesë e aktiviteteve të tija publike. Miq të nderuar a do të kemi pas këtyre ditëve e javëve një Parti Socialiste shumë më të mirë. Dua shumë ta besoj por kjo varet nga anëtarët e Asamblesë. Ju ftoj të merrni në dorën fatin e kësaj partie.