Të shtëna në party, vrasin 5 persona dhe plagosin tre të tjerë

5 persona kanë humbur jetën në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri nga dy persona. Gjithçka ka ndodhur në oborrin e një shtëpie, ku familja kishte organizuar një festë, teksa katër prej viktimave ishin gra. Kontrolli i armëve është një nga çështjet më të nxehta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Dy persona të armatosur kanë vrarë 5 persona dhe kanë plagosur disa të tjerë në Pitsburg të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjithçka ka ndodhur teksa familja kishte organizuar një festë, ose barbekju party siç njihet në SHBA, në oborrin e shtëpisë kur personat e armatosur janë afruar dhe kanë hapur zjarr.Katër gra dhe një burrë humbën jetën si rezultat i të shtënave dhe tre të tjerë mbetën të plagosur në një lagje rezidenciale në Wilkinsburg, 13 km në lindje të qytetit. Autorët janë në kërkim teksa nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.Sulmi në Wilkinsburg, një qytet i vogël me rreth 16 mijë banorë, është i fundit në një seri të shtënash masive teksa kontrolli i armëve ka dominuar debatet mbi zgjedhjet Presidenciale të SHBA.Në fund të muajit shkurt të këtij viti, një person i armatosur vrau tre persona dhe plagosi 14 të tjerë në shtetin e Kansas, disa ditë pasi gjashtë të tjerë u vranë nga një person i armatosur në Michigan.320D914700000578-3485169-image-a-2_1457592705643