Mësuesi i dehur në Bulqizë dhunon fizikisht 12 nxënës të fillores
Disa orë pasi policia njoftoi arrestimin e një mësuesi në Bulqëzi se kishte dhunuar disa nxënës ditën e 7 Marësit ka rreguar edhe ministria e Arsimit.Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj tha se mësuesi Agim Muça ka dhunuar 12 nxënës. Ajo cilësoi të turpshëm dhe të paprecedent rastin e dhunës së ushtruar nga mësuesi ndaj nxënësve të një klase, në shkollën 9-vjeçare vartëse “Orzhanovë”, të rrethit Bulqizë.“Ngjarja e fundit që ka ndodhur në rrethin e Bulqizës, në Ostrenin e Madh është një nga ngjarjet më të shëmtuara që na tronditi të gjithëve. Mësuesi Agim Muça që jepte mësim në klasën kolektive 3 dhe 5, nën efektin e alkoolit, ka dhunuar rreth 12 nxënës. Një nxënëse ka pësuar një hematomë dhe tashmë është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut. Prindërit dhe nxënësit e kësaj shkollë, shumë te revoltuar, kanë bërë denoncimin e tyre drejtuar njësisë arsimore vendore dhe organeve të drejtësisë”, deklaroi Malaj.ArrestimiNgjarja e ka zanafillën në 7 mars, kur shkolla e ciklit fillor ndodhej në ekskursion. Sipas Drejtorisë Arsimore Bulqizë, mësuesi Agim Muça, në gjendje të dehur ka dhunuar disa nxënës, disa prej të cilëve kanë marrë lëndime në trup dhe ndodhen në spitalin rajonal të Dibrës.Pas denoncimit, policia e Dibrës ka bërë arrestimin e mësuesit 63 vjeçar, i cili akuzohet për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësve.Policia informon se:“Pas informacioneve të marra se në shkollën "Orzhanov" -Ostren Bulqizë ku mësuesi i kësaj shkolle shtetasi Agim Muça, 63 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të mitur, ku njëra paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë dhe po transportohet në Spitalin e Dibrës, menjëherë forcat policore kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të mësuesit Agim Muça”.Sipas prindërve, mësuesi ka goditur të miturit me stol, dru dhe grushta.Apeli per denoncimZëvendësministrja Malaj e cilësoi rastin në fjalë, si një shfaqje të turpshme dhune për të cilën mësuesi është pezulluar menjëherë nga puna dhe ndaj tij ka filluar procedimi penal.Në emër të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila është nisur menjëherë drejt Dibrës, Zëvendësministrja Malaj dënoi ashpër këtë akt të shëmtuar dhune dhe ftoi të gjithë, mësuesit, nxënësit dhe prindërit të mos hezitojnë të denoncojnë çdo lloj akti dhune i cili cënon të drejtat themelore të fëmijëve dhe dëmton rëndë imazhin e shkollës.“Ftojmë të gjithë prindërit, mësuesit, nxënësit, median të mbështesin nismën e MAS ‘Stop dhunës në shkollë’, si rruga e vetme për parandalimin e çdo situate dhune, në mënyrë që të mos kemi më ngjarje të tilla që njollosin figurën e mësuesit”, deklaroi Malaj./Oranews.tv/