Merkel kritikon ashpër vendet evropiane për mbylljen e kufijve
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se mbyllja e rrugës ballkanike për emigrantët nuk zgjidh krizën e klandestinëve.Ajo ka kritikuar ashpër vendimet e njëanshme të vendeve evropiane dhe atyre që aspirojnë të bëhen anëtarë për mbylljen e kufijve, duke u shprehur se në këtë mënyrë e gjithë barra i mbetet Greqisë. Por Austria sërish këmbëngul se mbyllja e rrugës ballkanike është vendim i përhershëm.Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar ashpër vendet evropiane për marrjen e vendimeve të njëanshme, të cilat çuan në mbylljen e rrugës ballkanike për emigrantët. Ajo tha se vendime të tilla duhet të merren në unanimitet nga të gjithë anëtarët e bashkimit evropian dhe se kjo situatë ka vënë në vështirësi të madhe Greqinë.Gjatë një prononcimi për radion MDR të enjten, ajo përsëriti qëndrimin e saj, duke thënë se mbyllja e rrugës ballkanike "nuk e zgjidh problemin" dhe "nuk do të jetë një zgjidhje e qëndrueshme.Merkel: Personalisht, mendoj se vendimi i njëanshëm i Austrisë, i ndjekur më pas nga vendet e Ballkanit, padyshim do të na sjellë më pak refugjatë, por ata e vënë Greqinë në një situatë shumë të vështirë. Nëse ne nuk do të arrijmë të konkludojmë marrëveshjen me Turqinë, Greqia nuk mund të mbajë këtë peshë për shumë kohë. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj një zgjidhje të vërtetë evropiane, që është një zgjidhje për të gjitha 28 vendet anëtare të BE.Megjithatë, Austria këmbënguli edhe sot që mbyllja e rrugës ballkanike ishte vendim i përhershëm". Johanna Mikl-Leitner, minitre e Brendshme tha se vetëm një "sinjal i qëndrueshëm", do të largojë njerëzit që kërkojnë azil në Evropë. Austria, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia kanë mbyllur kufijtë.Plani i Ankarasë dhe bashkimit evropian për të kthyer në Turqi të gjithë emigrantët që arrijnë në Greqi sipas presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk do të shënonte fundin e emigracionit të paligjshëm në Evropë".Por nëse ku plan ky do të miratohet, garancitë janë thuajse zero për momentin, teksa 17 dhe 18 marsi do të vendosin edhe fatin e Evropës, e cila po përballet me krizën më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore./Ora News/