Vetëplagoset me pistoletë, arrestohet nga policia
Një shtetas mbeti i plagosur mbrëmjen e shkuar në fshatin Drenovë të Korçës. Policia bën me dije se shtetasi Dhimitraq Bello, 54 vjeç, banues në këtë fshat është vetëplagosur me armë zjarri.Policia tha se ai është arrestuar në flagrancë, për shkak se pistoletën tip Zastava të kalibrit 7.65 mm e posedonte pa leje. Komunikata zyrtare sqaron se ai është plagosur në pjesën e këmbës.“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas dje në banesë, është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë , tip “Zastava” e kalibrit 7.65 mm, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejën e organeve kompetente, së bashku me 3 (tre) fishekë si edhe 1 (një) gëzhojë, të kalibrit 7.65 mm, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në banesën e këtij të fundit”, sqaron policia lokale.Pas marrjes të ndihmës mjekësore, në Spitalin Rajonal të Korçës, Dhimitraq Bello, u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë./Ora News/