Gara mes demokratëve, Clinton dhe Sanders debat të ashpër për emigrantët
Çështja e emigracionit ka përplasur ashpër kandidatët demokratë në garën për Shtëpinë e Bardhë Hilari Clinton dhe Bernie Sanders. 5 ditë para raundit të ardhshëm të zgjedhjeve paraprake në Florida, në debatin televiziv të zhvilluar në Miami, Clinton akuzoi Sanders se ka bllokuar reformën e emigracionit 9 vitë me parë, teksa senatori i Vermondit argumetoi se ajo reformrë ishte skllavëruese.Kandidatët demokratë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilari Clinton dhe Bernie Sanders kanë debatuar ashpër për çështjen e emigracionit dhe tema të tjera të ndjeshme në një debat televiziv në Florida, 5 ditë para raundit tjetër të votimeve paraprake.Zgjedhjet në Florida konsiderohen shumë të rëndësishme, pasi ka gjithsej 246 delegatë.Gjatë debatit të zhvilluar në Miami, ish-Sekretarja e Shtetit Clinton ka kritikuar senatotin e Vermontit Sanders për votimin kundër reformës së imigracionit në vitin 2007.“Imagjinoni se ku do të ishim sot nëse do të kishim votuar reformën 9 vite më parë”, tha ajo.Sanders është mbrojtur, duke argumentuar votën kundër me faktin se reforma ishte e ngjashme me skllavërinë.Sanders akuzoi ish-Sekretaren e Shtetit se ka kundërshtuar që të gjithë emigrantët e paligjshëm të marrin patentën e shoferit.Clinton dhe Sanders kanë diskutuar edhe për krijimin e vendeve të punës, arsimin dhe ndryshimet klimatike.Në bazë të rezultateve nga këto zgjedhje, partitë zgjedhin kandidatin e tyre që do të garojë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në SHBA.Deri tani garën e demokratëve e kryeson Hilari Clinton, kurse tek republikanët është miliarderi Donald Trump që po fiton pjesën dërmuese të zgjedhjeve paraprake.