Myanmar publikon kandidatët për President, jashtë gare Suu Kyi

Zyrtarisht liderja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci në  Mianmar, njëkohësisht fituese e çmimit Nobel Aung San Suu Kyi nuk do të kandidojë si Presidente e vendit. Partia e saj fituese e zgjedhjeve ka propozuar mikun e ngushtë të Suu Kyi, Htin Kyaw. Vetë Suu Kyi nuk mund të kandidonte sipas Kushtetutës së hartuar në 2008 për shkak se fëmijët e saj nuk janë shtetas të Mianmarit.Lidhja Kombëtare për Demokraci e Mianmarit ka propozuar si kandidatin e saj presidencial, mikun e ngushtë e fitueses së çmimit Nobel Aung San Suu Kyi, duke i dhënë fund edhe spekulimeve disa mujore se partia do të kandidonte si Presidente pikërisht lideren e saj.LKD në fakt ka paraqitur Htin Kyaw si kandidaturë për dhomën e ulët, i cili u bashkua me partinë vetëm dy muaj më parë.Ai drejton një organizatë bamirësie, themeluar nga Suu Kyi dhe ka qenë pranë saj që nga mesi i viteve 1990.Suu Kyi dhe partia e saj LKD korri një fitore dërmuese në zgjedhjet e nëntorit, por ajo nuk mund të jetë Presidente e vendit sipas Kushtetutës së hartuar në 2008 për shkak se fëmijët e saj nuk janë shtetas të Mianmarit.Lidhja kombëtare gjithashtu propozoi si kandidat për dhomën e lartë edhe Henry Vantriu, anëtar i grupit etnik chin, komunitet i ardhur nga nga shteti Chin në veriperëndim të vendit në kufi me Indinë dhe Bangladeshin.Kurse opozita, Bashkim Solidaritet dhe Zhvillim zgjodhi si kandidat zëvendës/presidentin në largim Sai Kham Mauk.Sipas sistemit të tërthortë të Mianmarit për zgjedhjen e Presidentit, çdo parti duhet të emërojë tre kandidatë, një nga dhoma e ulët, një nga dhoma e lartë, dhe një nga blloku ushtarak në parlament.Kushtetuta u jep forcave të armatosura një të katërtën e vendeve në të dyja dhomat.Të tre të nominuarit do të verifikohen nga një Komision parlamentar.Pas kësaj, të dy dhomat e parlamentit do të votojnë Presidentin.