Meta pret përfaqësuesit e FMN: Rritje efikasitetit të politikave ekonomike në vend
Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot në një takim përfaqësuesit e FMN-së, shefen e Misionit për Shqipërinë Anita Tuladhar dhe përfaqësuesin rezident të FMN në Tiranë Jens Reinke, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN dhe Qeverisë shqiptare dhe mbi klimën ekonomike në vend.Meta njohu përfaqësuesit e FMN me axhendën e reformave prioritare në vend, duke theksuar se reforma në Drejtesi mbetet thelbësore për klimën e biznesit dhe për rritjen e besimit të investitorëve të huaj.Kreu i Kuvendit shtoi më tej se situata ekonomike në Evropë e detyron Shqipërinë t’a rrisë mirëmenaxhimin e financave publike. Kjo situatë, theksoi Meta, kërkonrritje të efikasitetit të politikave ekonomike në vend.Në përfundim të diskutimeve, Meta kërkoi thellimin e bashkëpunimit të Qeverisë me FMN për progresin e reformave ekonomike.