Opozita së shpejti vendos nëse do të qëndrojë ose jo në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2016, 13:33
Opozita është e bashkuar dhe do të vazhdojë të pengojë punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës por njëkohësisht po shqyrtojnë qëndrimin ose jo në një Kuvend jolegjitim.
Kështu janë shprehur përfaqësuesit e subjekteve opozitare, Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Për Kosovën, pas hedhjes së parë të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.Rexhep Selimi, deputet nga Vetëvendosje tha se opozita është e bashkuar dhe se do të vazhdojnë të pengojën mbajtjen e seancave deri në realizimin e kërkesave të tyre.Ai po ashtu tha se edhe përfaqësuesit e subjektit opozitarë Nisma janë të bashkuar në qëllimet e tyre.Ndërsa, Daut Haradinaj, tha se opozita është e bashkuar dhe do të vazhdojë të kundërshtojë institucionet jo legjitimime.Ndonëse u përfol që deputetët e Nismës për Kosovën nuk do të jenë sot të bashkuar edhe me dy partitë tjera, Vetëvendosje dhe AAK, në veprimet brenda Kuvendit të Kosovës, këtë e kundërshtoi i pari i kësaj partie Fatmir Limaj.Ai edhe njëherë konfirmoi se opozita është e bashkuar duke përfshirë edhe partinë e tij dhe se nuk kanë hequr dorë nga qëndrimet e saj.Limaj shtoi se së shpejti do të merret një vendim nëse do të vazhdojnë qëndrimin në Kuvend, megjithatë tha se opozita është forcuar kundër kësaj Qeverie.