Kriza e emigrantëve, 5 viktima të tjera në Egje, mes tyre një bebe 3 muajshe
Shënohet tragjedia e radhës në ujërat e Mesdheut. Të paktën 5 persona, mes tyre një bebe 3 muajshe kanë humbur jetën në ujërat e Egjeut në përpjekje për të arritur brigjet greke. Roja bregdetare turke ka arritur të shpëtojë 9 emigratë, teksa vijon punën për gjetjen e dy të tjerëve që rezultojnë të humbur. Fluksi i emigrantëve vijon masivisht, pavarësisht mbylljes së kufijve europianë.Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur ishullin grek Lesbos, pasi anija e mbushur me emigrantë nga Afganistani dhe Irani u mbyt në brigjet turke të mërkurën vonë. Lajmi është njoftuar nga mediat turke dhe sipas tyre në mesin e viktimave është edhe një bebe 3 muajshe.Rojet bregdetare turke kanë arritur të shpëtojnë 9 prej tyre dhe gjetën 5 trupat e pajetë në ujërat e Egjeut, pranë qytetit Aivacik.Tre prej të mbijetuarve u dëguan më urgjencë në spitalin më të afërt pasi vuanin nga dehidrimi. Ekpet e shpëtimit vijojnë kërkimet për dy të tjerë, të cilët rezultojnë të humbur.Fluksi i klandestinëve që ikin nga luftrat e Lindjes së Mesme vijon me ritëm të lartë pavarësisht mbylljes së kufijve europianë.As marrëveshja parimore e arritur nga liderët europianë dhe ata turq për të kthyer në Turqi të gjithë klandestinët që arrijnë në brigjet greke nuk ka dekurajuar emigrantët të ndërmarrin udhëtime edhe me riskun e vdekjes.Gjithsesi marrëveshja pritet të finalizohet në Samitin e 17 dhe 18 marsit, teksa Ankaraja ka deklaruar se Bashkimi Europian i ka pranuar kushtet e saj, fondin prej 6 miliardë euro dhe përshpejtimin e procedurave të integrimit të Turqisë në BE.Më shumë se 130.000 njerëz kanë arritur në Europë nga Turqia vetëm këtë vit, ndërkohë që 350 të tjerë kanë humbur jetën në det.