Sllovenia dhe Serbia mbyllin kufijtë, Shengen vihet seriozisht në dyshim

Serbia dhe Sllovenia, dy vendet europiane qe nuk kishin ashpërsuar masat deri tani,  kanë deklaruar se do të veprojnë në një linjë me Ballkanin dhe Bashkimin Europian. Pas njoftimit të Sllovenisë së do të  shtojë kufizimet kufitare si pjesë e planit të mbylljes së rrugës ballkanike, Serbia deklaroi se do të mbyllë kufijtë e saj me Maqedoninë dhe Bullgarinë për të gjithë ata që nuk kanë dokumente të vlefshme. Në këtë situatë, zona Shengen vihet seriozisht në dyshim.Serbia mbyll kufijtë me MaqedoninëSerbia ka deklaruar se do të mbyllë kufijtë e saj me Maqedoninë dhe Bullgarinë për të gjithë ata që nuk kanë dokumente të vlefshme. Ndërkohë Sllovenia ka prezantuar kufizime të reja kufitare për emigrantët, si pjesë e përpjekjeve për të mbyllur rrugën ballkanike nga Greqia në Evropën Perëndimore.Vetëm emigrantët që planifikojnë të kërkojnë azil në vend, apo ata me nevoja të qarta humanitare do të lejohen të hyjnë në Slloveni.Këto ishin dy shtetet e fundit që nuk kishin marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve dhe në këtë pikë e ardhmja e zonës Shengen tashmë vihet zyrtarisht në dyshim.Tre anëtarë të zonës pa pasaporta të Bashkimit Europian përfshirë Austrinë, Hungarinë dhe Sllovakinë kanë forcuar kontrollet kufitare duke lënë mijëra emigrantëve të bllokuar në Greqi.Sllovenia me regjim të riSllovenia, anëtare e BE, është përdorur si vend tranzit nga emigrantët që përpiqen të arrijnë Gjermaninë apo vendet skandinave.Kryeministri slloven Miro Cerar tha të martën se rruga e Ballkanit tani po mbyllet në mënyrë efektive. Ai tha se kufizimet e reja, të cilat hynë në fuqi mesantën e të martës, ishin pjesë e një nisme më të gjerë të vendeve të Ballkanit, si dhe Greqisë e Turqisë, për kthimin mbrapsht të të gjithë emigrantëve të paligjshëm.Sakaq, ministria e Brendshme e Serbisë tha se do të veprojë në përputhje me rrethanat. Në një deklaratë zyrtare thuhet se duke pasur parasysh masat e reja të marra nga vendet europianë, Serbia nuk mund të mbajë barrën e vetme si qendër e grumbullimit të emigrantëve, duke shtuar se Serbia edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian do të "harmonizojnë të gjitha masat me Bashkimin Evropian dhe t'i zbatojnë në mënyrë reciproke në kufijtë e saj jugore dhe lindore".Sipas Rregullores së Dublinit të BE-së, azilkërkuesit duhet të paraqesin kërkesën për azil në vendin e parë që shkelin në be, megjithatë blloku ka dekalruar se po shqyrton miratimin e një sistemi të centralizuar për përpunimin e kërkesave për azil. Më shumë se 2.000 emigrantë, kryesisht nga Siri, Irak dhe Afganistan, vazhdojnë të mbërrijnë çdo ditë në Greqi nga Turqia. _88503979_migrant_journeys_turkey_to_germany_624_v6 (1)/Oranews.tv/