Obama dënon abuzimet seksuale nga pjestarë të ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 08:58
Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se abuzimi seksual nga anëtarët e ushtrisë amerikane është akt i papranueshëm dhe tradhëti e uniformës që ata mbajnë veshur.Presidenti i bëri këto komente të martën ndërsa Pentagoni publikoi një raport ku thuhet se numri i abuzimeve seksuale në ushtri është rritur 35 për qind që nga viti 2010.Obama tha se personat fajtorë për abuzim seksual duhet të nxirren para gjykatës ushtarake dhe të largohen me turp nga ushtria.Të hënën, Pentagoni arrestoi dhe largoi nga detyra nën/kolonelin e Forcave Ajrore, Jeffrey Krusinski pasi dyshohet se abuzoi seksualisht një grua në një vend parkimi. Krusinski ishte kreu i zyrës së Forcave Ajrore për parandalimin e abuzimeve seksuale.