Liderët europianë samit urgjent për klandestinët, shpresat e BE tek Turqia

Liderët europianë takohen sot në Bruksel në një Samit urgjent ku do të diskutohet gjetja e një zgjidhje për krizën e klandestinëve që ka pushtuar bllokun 28 vendesh.Në qendër të bisedimeve do të jetë Turqia, në të cilën Bashkimi Europian ka varur të gjitha shpresat për të dalë nga kolapsi.Sipas një marrëveshje paraprake, e cila pritet të implementohet dhe të marrë konfirmimin zyrtar sot, Turqia do të mbajë në terriorin e saj të gjithë emigranët që hyjnë nga Siria në këmbim të tre miliard eurove të dhëna nga Bruskeli.Gjithashtu Bashkimi Europian ka planifikuar që sot të deklarojë të mbyllur rrugën ballkanike që përdorin emigranët për të arritur në veri të Europës.Aktualisht shumë vende kanë vendosur kontrollet kufitare, të tjera i kanë mbyllur plotësisht kufijtë dhe qindra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni.Deri tani të gjitha planet e Bashkimit Europian kanë dështuar dhe Turqia shihet si e vetmja alternativë për të frenuar fluksin.