Momenti i ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri

Data 7 mars nuk përkujton vetëm çeljen e shkollës së parë shqipe, por edhe një datë tjetër të rëndësishme për Shqipërinë. Më 7 mars të vitit 1914, do të mbërrinte në Durrës, Princ Vidi, i cili do të drejtonte Shqipërinë për një periudhë të shkurtër.“102 vjet më parë, ëndrra shqiptare që nuk do të zgjaste shumë”, shkruan gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi."Përgjatë rrugës nga moli deri në bahçen e Konakut, e tëra e shtruar me qilim të kuq, ishte vendosur roja e nderit – ushtarë të xhandarmërisë shqiptare mbi kuaj dhe me shpatat ngrehur. Një orkestër italiane luante me radhë himnin austriak, gjerman, Marsejezën franceze dhe Marcian Reale të Italisë. Turma bymehej e tkurrej dhe herë-herë shpërthente në brohoritje”, shkruan gjithashtu ai./Ora News/vidi vidii