Ashpërsohet gara në SHBA, Sanders mund Klinton në Maine

Kandidati demokrat Bernie Sanders ka mundur rivalen tij brenda partisë hilari klinton në mbledhjen e grupeve në Maine. Në garën e konsideruar të fudnit në betejën e demokratëve, senatori i Vermontit Sanders mori 64% të votave, kurse ish-Sekretarja e Shtetit Clinton 36%. Në garën republikane, Marco Rubio kryesori ndaj miliarderit Donald Trump në Puerto rico, por pavarësisht rezultateve të fundit, në të dyja krahët gara kryesohet nga Klinton dhe Trump.Bernie Sanders ka mundur Hillary Clinton në mbledhjen e grupeve në Maine, gara e fundit në betejën për të qenë kandidati demokrat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me pjesën dërrmuese të votave të numëruara, senatori i Vermontit Sanders mori 64% të votave, kurse ish-Sekretarja e Shtetit Clinton 36%.Në garën republikane, Marco Rubio kryesoi ndaj miliarderit Donald Trump në Puerto Rico, por pavarësisht rezultateve të fundit, në të dyja krahët gara kryesohet nga Klinton dhe Trump. Të dielën në mbrëmje, Klinton dhe Sanders u përplasën për çështje të ndryshme në një debat televiziv në Flint të Miçiganit.Ata shkëmbyen akuza në fushat e ekonomisë dhe tregtisë, ku Klinton akuzoi rivalin e saj se ka votuar kundër një plani të industrisë së makinave amerikane në vitin 2009. Sanders kundërshtoi me argumentin se bëri zgjedhjen e duhur në bazë të rrethanave të momentit.Por gara më e fortë qëndron mes republikanëve, pasi epërsia e Trump ka alarmuar një pjesë të madhe të partisë, aq sapo lobohet fuqishëm kundër tij. Por Trump është shprehur se asgjë nuk e ndal, dhe madje të shtunën ai kërkoi një përballje mes tij dhe Ted Cruz, duke u bërë thirrje rivalëve të tjerë të tërhiqen nga fushata. Trump dhe Cruz fituan nga dy shtete secili në votimet e së shtunës./Ora News/