Manjani: Korrupsionin në gjyqësor e hetojnë Prokuroria dhe Gjykatat, jo Ministri
Ndjekjen e mëtejshme të çështjes së listës së zezë të SHBA-së për gjyqtarët e korruptuar e ka në dorë Prokuroria dhe gjykatat.Ministri i Drejtësisë duke iu përgjigjur interesit të medias, tha se korrupsioni është çështje penale dhe Ministri nuk bën ndjekje penale.Megjithatë ai shprehu gadishmërinë se do të çojë për procedim disiplinor në KLD cilindo që diskretiton figurën e shtetit shqiptar.Si e shpjegoni faktin se Ambasada amerikane në vendin tionë ka informacion për gjyqtarë të korruptuar madje dhe reagon duke pezulluar viza, ndërsa Ministria e Drejtësisë dhe KLD që kanë varësi të drejtëpërdrejtë ndaj gjyqtarëve ose nuk e kanë këtë informacion, ose nuk kanë vepruar:Manjani: Çfarë duhet të bëj tani, të luftoj Ambasadën? Unë jam Ministër Drejtësie dhe në bazë të ligjit kam detyrë në mënyrë ekskluzive të paraqes në KLD kërkesat për shkarkim si rezultat i një procedimi displinor. Kam shprehur dhe jam ende i gatshëm ta bëj këtë gjë për çdo gjyqtar dhe prokuror për të cilin Ambasadat, jo vetëm amerikane, po kshdo që ka një informacion apo shqetësim, ta çoj për procedim disiplinor në KLD për këtë çështje. Pra për akte dhe sjellje që diskretitojnë rëndë figurën e zyrtarit publik, kjo është detyra e Ministrit. Kurse çështjet e korrupsionit apo çështje të tjera janë çështje të ndjekjes penale. Ministri i Drejtëisë nuk bën ndjekje penale, i bën Prokurori dhe Gjykatat. Janë dy gjëra krej të ndryshme, lidhen por janë krejt të ndryshme. Unë si Ministër bëj këtë gjë, çoj në KLD cilindo që diskretiton figurën e shtetit shqiptar, këtë bëj unë. Dhe këtë jam i gatshëm ta bëj kurdo që të ketë një informacion zyrtar për këtë çështje.Rezulton se do merrni gjithmonë informacion nga Ambasadat për këtë çështje?Manjani: Marr informacion nga çdo burim. Edhe nga kërkesat e njerëzve, edhe nga vetë gjyqtarët, edhe nga burime të tjera. Sigurisht që Ambasada amerikane nuk është përjashtuar nga kjo.