Dhunuan mjekun dhe infermierin në Urgjencën e Fierit, tre në pranga

Dhunohen një mjek dhe një infermier në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:-Xhuliano Kapaj, 25 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.-Pandeli Kapaj, 40 vjeç, banues në Frakull të Vogël, Fier.-Aleksandër Kapaj, 44 vjeç, banues në Frakull të Vogël, Fier.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.G, 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”,me detyrë mjek në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fie, dhe shtetasin me iniciale K.J, 31 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, me detyrë  infermier në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale  “Goditje për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.