Maqedonia hap kufirin për 450 klandestinë, të tjerët në pritje në kampin Idomeni
Pas një pritje të gjatë, në shi dhe të ftohtë, Maqedonia ka lejuar një grup klandestinësh të kalojë kufirin. 450 emigrantë, gjysma prej të cilëve fëmijë u transportuan me tren drejt Serbisë, ku më pas do të vijojnë udhëtimin drejt Perëndimit të Europës. Por situata mbetet e njëjtë për qindra të tjerë, të cilët bëjnë thirrje për hapjen e kufijve në kohën që Bashkimi Europian pritet të mbyllë rrugën e Ballkanit Perëndimor.Këta janë klandestinët më me fat që janë lejuar nga autoritetet maqedonase të kalojnë kufirin, pas shumë ditëve dhe netëve të gjata në pritje në temperatura të ftoha dhe në shi, në një kamp të mbipopulluar pa ushqim dhe pa strehë.450 emigrantë, prej të cilëve 260 fëmijë u transportuan me tren në Serbi, ku do të vijojnë udhëtimin drejt veriut dhe perëndimit të Europës.Grupi, 80 përqind sirianë dhe 20 përqind nga Iraku, pas kalimit nga Greqia kaloi 24 orë në anën maqedonase të kufirit para se të nisej me tren.Dhe siç shihet në portretet e tyre ravijësohen buzëqeshje pavarësisht të papriturave që i presin, të tjerave barriera në të tjera vende.Por në anën tjerër të kufirit maqedonas, në kampin Idomeni situata vijon të jetë alarmante dhe teksa Bashkimi Europian po përgatitet të mbyllë rrugën ballkanike, ata bëjnë thirrje: Hapni dyert! Hapni kufijtë!“ Ne jemi vetëm 13 mijë njerëz, Europa ka 200 milionë”, thotë Faz Bahajid, i cili ka ardhur nga rrethinat e Damaskut, duke shtuar se Europa nuk po përballet me krizë refugjatësh.“Pres dhe pres, kam 15 ditë këtu. Nuk mund të bëj asgjë, madje as të fle, më duhet vetëm të pres pa fund deri sa të hapen kufijtë”, thotë një tjetër emigrant nga Alepo.Të lodhur e të rraskapitur, qindra të larguar nga luftrat e Lindjes së Mesme presin teksa mbyllja e rrugës së Ballkanit Perëdimor pritet të përkeqësojë situatën.
