Vodhën “Benzin” në lagjen ”Loni Dhamo”, arrestohen dy vëllezërit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2016, 08:44
Policia e Lushnjes ka arrestuar dy vëllezër të dyshuar si autorë të vjedhjes së një automjet. Në pranga kanë rënë Helis dhe Ivi Shtima 26 dhe 23 vjeç, banues në lagjen “Gafurr Muço”.Sipas policisë, nga tërsia e veprimeve hetimore të kryera, rezulton se “dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetërin më datën 06.03.2016, reth orës 04:30, në lagjen ”Loni Dhamo” të Lushnjes, kanë vjedhur automjetin tip “Benz Mercedes”, me targa AA 518 KZ, në pronësi të shtetasit me iniciale J.Sh, 33 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo“, Lushnje”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim.