Emigrantët, Merkel takohet me kryeministrat e Turqisë dhe Holandës
Në prag të Samitit emergjet të Bashkimit Europian, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është takuar në Bruksel në orët e vona të së dielës me Kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, dhe atë holandez Mark Rutte. Liderët europianë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krizën e rëndë të klandestinëve, e cila jo vetëm ka përçarë Bllokun, por ka çuar në kolaps zonën Shengen.Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është takuar në orët e vona të së dielës në Bruksel me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu dhe kryeministrin holandez Mark Rutte për të diskutuar mënyrat për frenimin e fluksit të emigrantëve në Evropë përpara samitit emergjent të Bashkimit Evropian.Udhëheqësit e BE po përpiqen të parandalojnë një kaos të ngjashëm me atë të verës së kaluar, i cili çoi zonën e Shengenit në prag kolapsi, ngriti alarmin e sigurisë dhe nxiti krijimin e grupeve nacionaliste anti-emigrantëve në të gjithë Bllokun.Unioni me 28 vende anëtare po përpiqet të implementojë marrëveshjen në bazë të së cilës Ankaraja do të mbajë në territorin turk emigrantët që vijnë nga Siria, Iraku e Afganistani, ndihmuar edhe nga Bashkimi Europian me 3 miliardë euro ne mënyrë që të ulët fluski dhe blloku të gjejë një zgjidhje për krizën më të rëndë që e ka goditur që prej Luftës së Dytë Botërore.Një milion persona kanë mbërritur ilegalisht në Europë gjatë 2015, shumica prej të cilëve të ikur nga lufta, kriza ekonomike dhe politike në Lindjen e Mesme, por edhe nga vendet e Afrikës veriore dhe Azia.Një pjesë e konsiderueshme e tyre, për mos thënë dërmuese, vinë nga Turqia, pastaj kalojnë në Greqi, Maqedoni e me radhë me qëllim arritjen në destiancionin e tyre, tashmë i njohur, Gjermania.Sipas organizatës ndërkombëtare për migrim, gjatë këtij viti nga 135.000 emigrantë të mbërritur në Europë, 126.000 kanë ardhur nëpërmjet Turqisë dhe 418 prej tyre kanë humbur jetën në rrugën e rrezikshme Turqi-Greqi.BE i ka ofruar Turqisë 3 miliard euro për të ndaluar emigrantët.