Nis reforma zgjedhore, Meta: Konsensus. PD: Pa dekriminalizimin, zgjedhjet në rrezik
Pozita dhe opozita kanë nisur sot nga puna për diskutimin e reformës zgjedhore. Kryetari I kuvendit Ilir Meta ka bërë thirrje për një refomë konsenauale me bazë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Por për bashkëkryetarin e komisionit deputetin e PD Oerd Bylybashi nëse kjo reformë nuk vijon paralelisht me atë të dekriminalzimit zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik .Tirane- Pas reformës në drejtësi, ligjvënësit i kanë hapur udhë punës për një tjetër reformë të rëndësishme, asaj zgjedhore. Kryeparlamentari Ilir Meta, nuk e theu traditën e drejtimit të parë të mbledhjes së komisoneve që kanë përgjegjësi për reformat e mëdha, por as kërkesës që ajo të jetë gjithëpërfshirëseIlir Meta: "Me konsensus të realizojmë standardet më të larta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare"Por që ne mbledhen e parë, PD dhë PS, u shfaqën në qëndrime të kundërta. Sa pari për afatin që kanë në dispozicion për realizmin e saj, dhe mbi të gjitha, mbi fatin e zgjedhjeve, që sipas bashkëkryetarit demokrat Oerd Bylybashi janë në rrezik. Nëse bashkë me reformën zgjedhore nuk implementohet dekriminalizmi.Bashkim Fino: Koha është e mjaftueshme dhe jemi në kohën e duhur. Shpresojmë që ky komision të përfundojnë para se ne të nisemi me pushime. Oerd Bylykbashi: “ Besoj se zgjedhjet dhe reforma zgjedhore kërkojnë element themelor që është konsensusi dhe vullneti politik dhe jo shtimi i numrit të normave. Është vullneti i munguar që na ka bërë të mos trajtonim rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për fat të keq sot na duhet të trajtojmë me vullnet të madh dy palë rekomandime. Ajo që është pazgjidhshmërisht e lidhur me reformën zgjedhore është suksesi i procesit të dekriminalizimit. Sapo vumë në jetë një ligj dhe zbatimi i tij është themelor. Nëse ka një element kryesor i cili ka dërguar në kriminalizimin e politikës dhe administratës ka qenë pikërisht synimi për të fituar me çdo kusht zgjedhjet. Për rrjedhojë ecuria dhe suksesi I këtij procesi do ndikojë në suksesin e kësaj reforme dhe bërjen e zgjedhjeve. Nëse nuk ndodh zgjedhjet e ardhshme janë rrezik i madh. Duhet patjetër që ai ligj të ketë sukses.LSI, ka kërkuar lista të hapura zgjedhore. PS në mbështetje edhe të rekomandimeve të ndërkombëtare ka kërkuar depolitizim të administratës zgjedhore e ndërsa demokratët kanë sugjeruar vetëfinancim të partive. Bazë e gjithë punës së komisionit do të jenë rekomandimet e OSBE/ ODIR për zgjedhjet e 2013 dhe 2015. Meta: Të realizohet në kohë, thirrje për konsensusKryetari Meta vuri theksin tek realizimi në kohë por dhe tek konsensusiIlir Meta: Shpresojmë t’i përfundojë punimet e tij përpara sesa parlamenti të mbyllë punimet e këtij sesioni me qëllim që të gjitha ndryshimet që do të realizohen me konsensus ti jepet mundësia administratës, KQZ por dhe qytetarëve e votuesve të njihen në kohë dhe të realizohen me cilësinë e duhur. Kam besim se ky komision do punojë me përgjegjshmëri dhe frymë gjithëpërfshirëse pavarësisht nga dallimet, pasi kemi një referencë të përbashkët që janë raportet përfundimtare të OSBE/ODHIR për të dy zgjedhjet 2013, 2015. Edhe aty ku kemi dallime OSBE/ ODIHR do ta kemi të pranishëm që të synojmë që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë standardet. Meta takon Lu e Vlahutin Ndërkohë në orën 10: 10 minuta ambasadori Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi zgjati rreth një orë. Gjatë orëve të pasdites së të hënës, është parashikuar edhe një mbledhje e Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, e para që pas mbërritjes së raportit përfundimtar nga ekspertët e Venecias./Oranews.tv/