Me koktej molotovi digjet makina e kreut të grupit parlamentar të LDK-së
Digjet makina e kreut të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike në Kosovë, Ismet Beqiri. Ngjjarja ndodhi në Prishtinë rreth orës 4:30, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së tipit “Volsvagen Passat”. Beqiri dënoi aktin duke u shprehur se makinën ja kanë djegur Millosheviçët e vegjël.Mëngjesin e sotëm në Kosovë është djegur makina e kreut të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën "Sulejman Vokshi" në Prishtinë rreth orës 4:30, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së tipit “Volsvagen Passat” e parkuar para banesës së Beqirit.Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrëfikëse dhe policia e Kosovës për të stabilizuar flakët dhe për të nisur hetimet. Vetë Beqiri reagoi duke dekluar se makina ishte në pronësi të partisë dhe akti i djegies është kryer nga Millosheviçët e vegjël.Beqiri: Po rrezikohet institucioni publik, prona private, dhe kjo është sigurisht shenjë e keqe mirëpo jo shenjë që ne duhet të na kaploj dëshpërimi. Këtë kënaqësi nuk do të ua ofrojmë sepse kemi kaluar sfida shumë më të rënda edhe në kohën më vjen keq me thënë, në kohën e Millosheviqit. Por edhe këto janë të Millosheviqave të vegjël, këta që po i bëjnë këto, e unë po i tregoj që e kanë të kotë sepse kemi punuar shumë që t’i kemi këto institucione dhe nuk mund të dëmtohen interesat e vendit në këtë mënyrë, sepse fundi u fundit unë përfaqësoj një ndër njerëzit që kemi ba ose po bëjmë diçka në të mirë të vendit.Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas djegies së makinës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.Megjithatë kohët e fundit në Prishtinë djegia e makinave të zyrtarëve të lartë është kther në fenomen.Kohë më parë u dogj makina e familjes së Ministrit Memli Krasniqi dhe zëvendësministrit Bajram Gecaj.
