Banorët e Stacionit të Trenit kundërshtojnë vlerën e kompensimit
Vlera e caktuar me vendim të qeverisë paraardhëse për shpronësimet e Bulevardit është një problem i mbartuar prej 3 vitesh për banorët që preken nga kjo ndërhyrje. Ata kundërshtojnë çmimin e kompensimit prej 26.000 lekësh për metër katror. Në një protestë përpara Bashkisë së Tiranës qytetarët thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për kompensim me vlerë tregu dhe paralajmërojnë një valë protestash. Banorët, pronar të truallit apo të banesave që preken nga ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës kanë protestuar para Bashkisë së kryeqytetit.Ata kundërshtojnë vlerën kompesimit e caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha 26.000 lekë për metër 2 dhe shprehen se nuk kanë marrë paratë edhe pse banesat janë shembur për ndërhyrjen në infrastukturë.Banori: Protestoj për një VKM që më jep 20 milionë lekë.Banori: Unë banoj prej 100 vitesh këtu. Na ka çuar një letër ku kërkon që të largohemi për 5 ditë. Janë njerëz me familje, me fëmijë të vegjël dhe pleq. Ço letër pa të lajmëru më herët. Pagesën nuk e bë fare sipas tregut rreth e qark shpijave tona. Duhet ta bëj vlerësimin siç është vlerësimi i tregut. Ti jap edhe banorëve shpi siç është për t’i dhënë as të paguaj sipas tregut.Banori: Për 5 milionë lekë që jep ai nuk mund të blesh mobilje për shpi. Ku mund të fusi robi kokën? Te shpia e atij do të shkojmë të banojmë? Unë jam 20 vjet emigrant në Itali. Paguaj taksat dhe qiranë dhe tani të vij këtu dhe të ngelem përsëri emigrant. Turp i madh kush ta dëgjoj. Kryetari i Bashkisë del e mbledh lule në Tiranë për të treguar se është njeri i mirë. Më parë të kompensoj familjet dhe më pas të merret me punët sekondare. Le t’i rregulloj lulet dhe rrugët por jo të dalë me ata në Facebook për të thënë se është djalë i mirë.Banorja: Erionin ne e kemi votu. Erioni i ka vënë zemrës një gurë.Pavarësisht motit me shi dhe temperaturave të ulta, gra, fëmijë kanë qëndruar 4 orë përpara institucionit të Bashkisë.Vendosja e çmimit të kompesimit i kalon kompetencat vendore, por banorët kanë mungesë e informacioni se ku duhet ta kërkojnë zgjidhjen e këtij problemiNë mbledhjen e fundit qeveria vendosi të ndërhyjë në fondin e bankës së shqipërsisë duke alokuar një fond shtesë 500 mln lekë; jo për të ndryshuar vlerën e kompesimit por për të dëmshpërblyer një pjesë të banorëve që preken nga ndërtimi i bulevardit./Ora News/[caption id="attachment_692946" align="alignnone" width="640"]
Protesta e banorëve para Bashkisë[/caption][caption id="attachment_692947" align="alignnone" width="640"]
Protesta e banorëve para Bashkisë[/caption][caption id="attachment_692948" align="alignnone" width="640"]
Protesta e banorëve para Bashkisë[/caption][caption id="attachment_692949" align="alignnone" width="640"]
Protesta e banorëve para Bashkisë[/caption][caption id="attachment_692950" align="alignnone" width="640"]
Protesta e banorëve para Bashkisë[/caption][caption id="attachment_692951" align="alignnone" width="640"]
Protesta e banorëve para Bashkisë[/caption]