Koreja e Veriut kërcënon Korenë e Jugut dhe SHBA

Koreja e Veriut ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut teksa këto të dyja nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake, një event vjetor që zakonisht shkakton tensione në gadishullin korean. Më shumë se 300 mijë trupa koreano-jugore dhe 17 mijë amerikane do të marrin pjesë në stërvitjen që vjen vetëm pak ditë pasi OKB-ja miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut pas testit të saj bërthamor. Koreja e Veriut ka paralajmëruar sulme bërthamore "pa dallim" teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake, më të madhen të organizuar ndonjëherë. Stërvitjet e përbashkëta ushtarake janë një ngjarje vjetore që gjithmonë gjeneron tensione mes vendeve të gadishullit korean.Sipas mediave , më shumë se 300 mijë trupa koreano-jugore dhe 17 mijë amerikane do të marrin pjesë në stërvitje. Por Pheniani, në një deklaratë zyrtare kërcënon me sulme bërthamore dhe sipas ekspertëve një retorikë e tillë nuk është e pazakontë, duke vënë në dyshim aftësinë e Koresë së Veriut për të mbushur raketat e saj më lëndë bërthamore.Koreja e Veriut thotë se stërvitja e përbashkët mes Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një provë pushtimi, teksa vitin e kaluar kërcënoi se do të kthejë Uashingtonin në një det zjarri. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka paralajmëruar Phenianin të mos bëjë asnjë veprim apo provokim që do të çonte në shkatërrimin e saj.Ministri i Jashtëm japonez kërkoi gjithashtu që Koreja e Veriut të tregojë përmbajtje. Stërvitja mes dy vendeve vjen vetëm pak ditë pasi OKB-ja miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut pas testit të saj bërthamor.