Vendvarrimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti “vishet” me rroba Gabi

Zona turistike ku ndodhet vendvarrimi i Skënderbeut çdo fundjavë mbulohet nga rrobat e përdorura. Tregtarët ambulantë zhvendosen aty, duke zaptuar dhe trotuarët.Tregtarët e rrobave të përdorura në Lezhë janë vendosur pranë Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qender të qytetit.Trotuari drejt lagjes “Skënderbeg” zaptohet plotësisht nga tregtarët ambulantë, ndërsa kangjellat që rrethojnë këtë vend historik mbulohen nga rrobat e përdorura.Kjo zonë është përcaktuar edhe si vendqendrim për turistët. Policia bashkiake nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të frenuar popullimin e kësaj zone nga tregtarët ambulante, e aq më tepër për të çliruar pamjen e zonës muzeale.Përveç anës turistike, zaptimi i trotuarve nga ambulantët ka detyruar qytetarët të lëvizin në mes të rrugës.I kontaktuar, kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj sqaron se ka thirrur menjëhere drejtuesit e Policisë Bashkiake për të kërkuar prej tyre reagim të shpejtë, ndersa ka shtuar se do të analizojë edhe moraportimin e punonjësve për këtë situatë pranë Vendvarrimit të Skënderbeut.Qyteti i Lezhës, është nga destinacionet më interesante historike dhe më të preferuara  të turistëve të huaj dhe vendas.