Festimet e 7 Marsit në të gjithë vendin, Rama uron nga Shkodra
Mësuesit në gjithë vendin kremtuan sot festën e tyre që përkon me çeljen e shkollës së parë shqipe në Korçë 129 vjet më parë. Kryeministri Rama, Ministrja Nikolla ka përcjellë urimet nga Shkodra nga ku garantuan mbështetje për nxënesit me arritje më të larta. Ministrat e kabinetit qeveritar uruan mësuesit nga shkollat e marra nën kujdestari. Në Tiranë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës inaguaroi përfundimin e punimeve në gjimnazin Qemal Stafa.Buqeta me lule, dhurata, aktivitete artistike sollën një tjetër atmosferë për mësuesit në respekt të misionit të tyre të përcjelljes së dijeve. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka përcjellë urimet nga shkolla që Rama ka nënkujdestari; gjimnazin "28 nëntori", në Shkodër.Edi Rama: “ Me siguri edhe për këtë vit ne do të gjejmë mundësinë për një nxënës apo nxënëse tjetër që të marrë prap bursë. Me çfarë do të jetë e mundur të mbështesim, ato projektet nuk diskutohen por edhe për çdo gjë tjetër ne jemi në dispozicion”.Lindita Nikolla: “Kishte dhe shkolla që në maturën e sivjetme u rendit e para”.Edi Rama: “Ju kam sjellë mbarësi unë pavarësisht se…”Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përuruar ambjente të reja të shkollës Qemal Stafa, pas përfundimit të rikosntruksionit total të saj.Erion Veliaj: “Puna është mënyra më e mirë se si ne i përgjigjemi kritikës, llafeve, cinikëve. Ndaj edhe për ju që jeni të rinj sot dhe që do të mbaroni shkollën, nesër do të shkoni në Universitet di t'ju them vetëm një këshillë: Vetëm puna është përgjigjia më e mirë për të gjithë ata që nuk e duan suksesin tuaj”.Të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar kanë vizituar shkollat e marra në patronazh rreth 1 viti më parë për të uruar mësuesit.Ndërkohë Ministri i Transportit Haxhinasto zgjodhi të uronte përmes një postimi në Facebook mësuesit e shkollës së mesme Vasil Kamami në Elbasan duke vlerësuar punën fisnike por të vështirë të mesuesve në edukimin e brezave të rinj.Festime në rastin e 7 marsit organizohen në të gjitha trojet shqiptare. Dita e mësuesit kujtohet prej 129 viteve nga koha kur në Korçë u hap mësimtorja e parë shqipe.Tahiri-mësuesve: Mësojuni fëmijëve të jenë të lirëMinistri i Brendshëm Sajmir Tahiri përcolli urimet për 7 marsin në shkollat e mesme “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë.Kërkesa e Tahirit për mësuesit ishte t’u mësojnë nxënësve të jenë të lire.Tahiri: Duke përdorur eksperiencën time, për t’ju thënë modestisht, jepini mundësinë nxënëseve dhe nxënësve të jenë ata që duan të jenë, të jenë të lire, të kenë mundësinë të mendojnë ndryshe, të kenë mundësitë të përballen me idetë e tyre, të kenë mundësinë të përballen me të kundërtat e tyre dhe të kenë mundësinë të forcojnë bindjen për të vazhduar përpara, të lirë në rrugën e tyre.Unë besoj se dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijëve është të kenë mundësinë që nën balancën ndërmjet disiplinës dhe lirisë të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre dhe kjo është detyra më e shtrenjtë e juaja.
Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mesazhet për 7 marsin ua përcolli mësuesve të Qendres se Gjuheve te Huaja te Forcave te Armatosura.