Rama: Kompensim me vlerën e tregut për stadiumin, përmbytjet me inventarin "Berisha”
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër për 7 Marsin dhe takimi i tij me kryetaren e Bashkisë u shoqëruan me protestën e disa banorëve, të cilët Garda tentoi ti pengojë ta takonin kren e Qeverisë. Kryeministri premtoi kompensim me vlerën e tregut për ata që preken nga ndërtimi i stadiumit dhe dëmshpërblim sipas inventarizimit të bërë nga qeveria Berisha për të prekurit nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës.Udhëtimin drejt Shkodrës e mori për të uruar 7 Marsin, pikërisht në shkollën që ka në patronazh.Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Lindita Nikolla zgjodhën nga gjimnazi “28 Nëntori” të uronin në këtë ditë të shënuar, çdo mësues për festën e tyre.Por ky takim u mbajt tërësisht larg mediave dhe kreu i qeverisë nuk qëndroi më shumë se 5 minuta në këtë institucion, prej nga ku më pas ju drejtua Bashkisë së Shkodrës, aty ku për 1 orë e 20 minuta zhvilloi një takim kokë më kokë me kryebashkiaken Voltana Ademi, në praninë edhe të prefektit Paulin Radovani dhe deputetit të LSI, Agron Çela.Ndërsa Rama po i drejtohej Bashkisë, banorët e zonave të përmbytura dhe ato të stadiumit “Loro Boriçi”, tentuan ta takojnë, por nuk u lejuan nga Garda, ç’ka shkaktoi edhe irritimin e tyre.Në dalje Rama nuk hezitoi t’u afrohej banorëve që e prisnin në hyrje të Bashkisë, ku fillimisht ai sqaroi banorët e banesave përreth stadiumit “Loro Boriçi” se projekti është i standarteve europiane dhe prandaj në këtë investim do të respektohen kushtet e UEFA-s.Çdo godinë që do të prishet do të shpronësohet paraprakisht, ju tha Kryeministri banorëve.Rama: Do të varet nga miratimi i UEFA-s, nëse UEFA miraton siç është sot situta kjo është e thjeshtë. Nëse UEFA kërkon për parametra që ne të kemi një hapësirë më të madhe përpara tribunës ne do të zbatojmë kërkesën e UEFA-s. Keni parasysh që në gjitha rastet, çdo godinë që do duhet të preket do të shpronësohet paraprakisht dhe kush do të duhet që të largohet që aty do të marrë lekët e shpronësimit përpara se të bëhet ndërhyrja.Një sqarim ai bëri edhe për banorët e përmbytur, ku kompensimi theksoi Rama është bërë në bazë të listave që la qeveria e mëparshme. Çdo gjë që është në inventar do të shlyhet, shtoi ai.Rama: Çdo gjë që është përfshirë në inventarin e bërë nga qeveria e mëparshme do të konsiderohet.Banori: Kërkojmë dëmin e bërë që na ka vlerësuar shteti shqiptar.Rama: Atë dëm që ju ka vlerësuar shteti shqiptar në atë kohë ne e kemi shlyer në një masë të konsiderueshme, se i morëm ne të gjitha borxhet në kurriz se nuk u kishin dhënë asnjë lek.Banori: Për ne nuk ka qeveri të majtë dhe të djathtë, kërkojmë dëmin që na është bërë se i është kthyer vetëm bujqësisë.Rama: Ne do të bëjmë atë që na takon.Ndërkohë në takimin që zhvilloi me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, kryeministrit Rama i janë parashtruar disa shqetësime të kësaj njësie vendore.Prej dy vitesh, investime në zonën fushore të Shkodrës një ndër më të rrezikuarat nga përmbytjet në Ballkan kanë qenë minimale dhe banorët nuk janë dëmshpërblyer.Mësohet gjithashtu se Kryebashkiakja i ka bërë me dije kreut të qeverisë se nga ndarja e fondeve për këtë vit, qyteti i Shkodrës është diskriminuar duke marrë vetëm 2% të fondit total të investimeve për ujitje dhe kullim, duke shtuar se zonat e tjera kanë marrë mbi 8%, ndërsa Vlora ka marrë pjesën më të madhe prej 18%.Duke folur për ndërtimin e stadiumit të ri, ajo ka shprehur mbështetjen për ndërtimin e tij, por ka theksuar se nuk duhet të preken interesat e qytetarëve.Në fund ajo i ka shprehur shqetësimin edhe për korrupsionin në arsim dhe shëndetësi. [caption id="attachment_692983" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banoret e Shkodres perpara bashkise[/caption][caption id="attachment_692980" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banoret e Shkodres perpara bashkise[/caption][caption id="attachment_692977" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banoret e Shkodres perpara bashkise[/caption][caption id="attachment_692976" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Banoret e Shkodres perpara bashkise[/caption]