Policia bastis zyrat e gazetës "Zaman" në Stamboll

Bastisja e zyrave të gazetës turke Zaman nga policia, ka bërë që qindra qytetarë të protestojnë kundër qeverisë. Ata u mblodhën pranë ambienteve të gazetës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjykatës turke, e cila vendosi që kompania mediatike të kalonte nën kontrrollin shtetëror. Turqia është kritikuar shpesh gjatë kohëve të fundit për cënimin e mediave dhe të fjalës së lirë, ndërkohë që kryeredaktori i gazetës Zaman deklaroi se vendi po kalon një periudhë të errët.Qindra qytetarë turq kanë protestuar pranë ambientëve të gazetës më të madhe në vend Zaman, pasi gjykata vendase mori vendimin për t'a kaluar atë nën kontrrollin shtetëror. Autoritetet përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që veprimi u konsiderua si një tjetër cënim për median dhe fjalën e lirë nga qeveria e Turqisë.Gazeta Zaman është tepër e lidhur me lëvizjen Hizmet që influencohet nga cleriku Fetullah Gulen, një kundërshtues i hapur i Presidentit të vendit, Rexhep Tayp Erdogan. Sipas Turqisë, kjo lëvizje synon që të krijojë një qeveri të dytë në vend dhe konsiderohet si një organizatë terroriste. Gjatë protestave pati edhe shumë të arrestuar të cilët kishin dalë për të mbështetur drejtuesit e gazetës. Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar edhe Kryeredaktori i gazetës, Abdulhamit Bilici, i cili tha se vendi po kalon një periudhë të errrët. Turqia është vënë në qëndër të kritikave ndërkombëtare për trajtimin që poi bën gazetarëve dhe mediave.Vetëm një javë më parë, autoritetet ndaluan transmetimin e një televizioni privat duke e akuzuar për propagandë terroriste, ndërkohë që me bujë u prit edhe arrestimi i dy gazetarëve të gazetës Cumhuriet, Erdem Gul dhe Can Dundar. Ata u akuzuan për terrorizëm dhe për publikimin e një sërë materialeve që cënojnë sigurinë kombëtare. Gul dhe Dundar rrezikonin që të dënoheshin me burgim të përjetshëm, por ishte gjykata kushtetuese që vendosi për lirimin e tyre.