Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm, pjesë e një grupi ekstremist në Facebook
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm italian Angelino Alfano dëbohen nga territori italian një nënshtetas shqiptar e një tunizian për motive të parandalimit nga rrezikut terrorist.Nënshtetasi shqiptar rezident në komunën Pozzo D Adda të Milanos kishte manifestuar haptazi dëshirën e tij për tu bashkuar me luftën e ISIS.Ministri i Brendshëm italian ka deklaruar për mediat se shqiptari i dëbuar sot pasdite nga territori italian ishte me leje qëndrimi të rregullt për motive familjare. Prej disa kohësh ai ishte pjesë e një grupi ekstremist në Facebook, përkrahës i radikalizmit islamik e antiperëndimor.Me dëbimin e këtyre dy shtetasve shkon në 73 numri i personave me kombësi të huaj të dëbuar nga Italia si rrezik i terrorrizmit islamik.Urdhëri i dëbimit të nënshtetasit shqiptar u firmos në ditën kur Ministri i Brendshën shqiptar Saimir Tahiri zhvilloi në Romë takimin me homologun italian Alfano.